Lëvizja qytetare që prej javësh po proteston në Tiranë ka hyrë në një fazë të re organizimi. Në ditën e 49-të të protestës, organizatorët kanë njoftuar nisjen e procesit të anëtarësimit dhe regjistrimit për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar.
Sipas organizatorëve, Kuvendi synon të krijojë një strukturë përfaqësuese të qytetarëve dhe të shërbejë si një platformë për koordinimin e mëtejshëm të protestës.
Nuk kane munguar tensionet paso një prej incidenteve që ra më së shumti në sy një prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë dhe tre djem nxituan për ta kundërshtuar me forcë.
Pavarësisht këmbënguljes së organizatorëve, ai nuk u çua nga karrigia e rreshtit të parë. Kjo revoltë e tij erdhi për faktin se kishte kërkuar fjalën, por nuk i ishte dhënë.












