Ditën e sotme po zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha pwrballw Kuvendit. Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës.
Ashtu si në protestën e së hënës, një numër i vogël qytetarësh, rreth 300-400 persona i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për t’u mbledhur para Kuvendit. Sic mund ta shihni me poshte, pamjet e pjesemarrjes jane zhgenjyese pasi demokratet refuzojne Saliun.
Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seancat plenare, kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Kuvendit, ndërkohë që Garda ka bërë bllokimin e hyrjes kryesore. Bëhet me dije se ka nisur përplasje mes deputetit Flamur Noka dhe punonjësve të gardës të cilët janë shtyrë mes njëri-tjetrit.












