Partia Socialiste fitoi Bashkinë e Elbasanit, teksa qytetarët i besuan një mandat të dytë Gledian Llatjas.
Votimi në Elbasan u krye me elektronikë, dhe rezultati doli menjëherë pas mbylljes së procesit. Fitues në Elbasan, u shpall Gledian Llatja, kryebashkiaku aktual me 55.03% të votave. Luçiano Boçi i “Bashkë Fitojmë”, mori 44.97% të votave.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili ngre akuza lidhur me votimin elektronik në Elbasan.
“Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja. Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar“, shkruan Tedi Blushi.












