Java që vjen duket se do të jetë tepër intensive për Kuvendin.
Mësohet se kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë ditën e hënë kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t’u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet.
Të martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve. Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve.
Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet. Gjatë ditës, këshilli do kalojë rregulloren e re, e cila do të votohet në një seancë të dytë të martën pasdite. Ndërkohë pritet që deri këtu të jetë depozituar nga Edi Rama programi qeverisë dhe të kenë mbërritur në Kuvend dekretet për ministrat.
Të mërkurën, Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Ndërkohë dy ditët në vazhdim do të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre. Të premten pasdite pritet betimi i qeverisë tek Begaj.












