Gazetari i SYRI TV, Bledian Koka ka bërë një parashikim lidhur me mandatet që partitë politike, dy më të mëdhatë dhe partitë e reja mund të marrin në prag të kësaj beteje të 11 majit.
Sipas Kokës, nisur nga sondazhet e zhvulliara, ka treguar konkretisht numrin e mandateve të këtyre partive.
“Me të dhënat e votës sot, PS merr nga 61-64 mandate, PD merr nga 44-46 mandate, Adriatik Lapaj dhe kooalicioni tij marrin 9 mandate, Agron Shehaj merr 6 mandate, Arlind Qori merr 1-2 mandate. Nëse kalojnë përqindjet, edhe Lulzim Basha dhe Tom Doshi mund të marrin një mandat. Jo domosdoshmërisht ndjesitë në raport mpersonin kanë të bëjnë me votën. Ajo që mund të përllogarisim përafërsisht është me këto rezultate. Rama sipas sondazhit ka 61-64 mandate dhe jo 77 siç ai pretendon. Rama nuk e bën dot qeverinë i vetëm”, tha Bledi Koka.












