Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para “Euro 2024” përballë Lihtenshtejnit.
Trajneri Sylvinho ka bërë të qartë se do të shihte në veprim disa lojtarë që kishin luajtur më pak me klubet e tyre apo me ekipin Kombëtar. Kështu, në fushë nga minuta e parë ka hedhur një formacion “miks” mes atyre që kanë qenë titullarë të zakonshëm dhe alternativave.
Surpriza që bie në sy është aktivizimi nga minuta e parë i Brojës në majë të sulmit, por edhe i Hoxhës në të majtën. Ndërkohë, Balliu e nis si titullar në krahun e djathtë të prapavijës, me Gjasulën e vendosur para mbrojtjes në vendin që mban zakonisht Ramadani.
FORMACIONI ZYRTAR I SHQIPËRISË: Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.












