Meteorologia Tanja Porja bërë parashikimin e motit për muajin Qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën e verës.
Ditët e para të Qershorit termometri do të arrijë deri në 37 gradë Celcius, shifra këto anormale për muajin e parë të verës, por të ndikuara nga një masë ajrore Afrikane.
“Jemi vetëm dy ditë nga fillimi zyrtar i stinës së verës dhe po nis që në ditët e fundit të Majit me temperatura mbi 30 gradë Celcius. Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që në ditët e para të muajit të qershor të kemi temperaturë 37 gradë Celsius. Shume shpejt edhe në zonat malore termometri ngjitet në 30 gradë Celcius. Kemi një masë ajrore që na vjen nga Subsaharaja, shumë më poshtë në Afrikë. Është një masë ajrore mjaft e nxehtë dhe e thatë që vjen nga Mesdheu Lindor. Në fillim të qershorit normaliteti do ishte në 31 ose 32 gradë, por ne presim rreth 37 gradë celcius”, tha Meteorologia.












