Sali Berisha nuk e njeh humbjen në Himarë, pas rezultatit se kandidati i partisë kundërshtare, Vangjel Tavo fitoi me 58.62% të votave, duke lënë pas Petro Gjikurinë me 41.38%.
Për të justifikuar humbjen katastrofë, Berisha vazhdon ‘avazin e vjetër’ prej 12 vitesh duke deklaruar se Rama i ka grabitur zgjedhjet.
“Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo. Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qëndron mbi krimin monstruoz elektoral. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje”, shkruan ndër të tjera Berisha.












