Sali Berisha ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të detyruar kryeministrin Edi Rama për të krijuar ‘qeveri teknike’ është që demokratët të angazhohen në greva e bllokime të qëndrueshme.
Berisha ka kërkuar qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të 2025, por harron që të gjitha sondazhet tregojnë se PD-ja do të pësojë një humbje të thellë.
“Mbetet zgjidhje e vetme krijimi i qeverisë teknike. A mund të krijohet? Absolutisht dhe është në dorë të demokratëve. Kur demokratët të angazhohen në greva, bllokime e protesta të qëndrueshme Edi Rama nuk mund të rezistojë kurrë, nuk ka më forcë të rezistojë. Rama është i detyruar të firmosë krijimin e qeverisë teknike dhe të hapë rrugën për rotacionin e pushtetit”, tha Berisha.