Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rma, Ornela Çuçi komentoi sfidat dhe pritshmëritë nga qeveria Rama 4.
Çuçi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri me pushtet real të teknikëve. Sipas saj, kabineti i ri pritet të ketë ndryshime rrënjësore.
“Unë do të doja që më në fund të kishte një qeveri plotësisht teknike. Edhe pse teknikët na kanë dështuar herë pas here, pushteti duhet t’u jepet atyre. Nëse për çdo gjë vendos vetëm kryeministri, atëherë asgjë nuk mund të bëhet si duhet nga profesionistë. Unë mendoj që Rama do të bëjë një qeverisje me figura të panjohura më parë, me njerëz të papërfolur, nga SPAK-u. Besoj që do të ndryshohen të gjithë ministrat, nga i Brendshmi deri tek ai i Drejtësisë. Nëse synimi numër një është BE-ja, atëherë duhet të kemi ministra teknike”, shtoi ish-këshilltarja e Ramês.












