Për grupet e riskuara në vendin tonë po jepen vaksina FALAS anti-grip.
Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu këto vaksina mund t’i gjeni FALAS në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqiperine.
“Vaksinat falas antigrip janë të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Vaksinohu, mbro veten dhe të tjerët”, tha ministrja Albana Koçiu.












