Qeveria Rama bën me dije se në fund të këtij viti do të ketë një rishikim të buxhetit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se ky akt normativ është i rëndësishëm për shkak se do të bëhet një vlerësim i ecurisë së ekonomisë.
Me rishikimin e buxhetit, sipas asaj që ministri tha pritet që të përcaktohet dhe një shpërblim për fundvit edhe për administratën publike. Por, theksojmë lidhur me këtë shpërblim janë akoma në “fazë vlerësimi” dhe vendimi zyrtar pritet të merret pas disa ditësh.
Kujtojmë, se vitin e kaluar pas administrata nuk mori shpërblim për fundvit.












