Thursday, October 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama aktivizon “artilerinë e rëndë” për Tiranën! Mesazhi i “koduar” i Braçes! Ja LISTA me EMRAT

by Rilindje
22/03/2026
in POLITIKË
Rama aktivizon “artilerinë e rëndë” për Tiranën! Mesazhi i “koduar” i Braçes! Ja LISTA me EMRAT

Në një lëvizje që ngjan më shumë me një riorganizim strategjik sesa me thjesht një rishpërndarje strukturash, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka vendosur të zhvendosë fokusin e plotë të Partisë Socialiste drejt Tiranës, duke sjellë atë që në qarqet politike po cilësohet si “armata e fortë”, për të garantuar një fitore bindëse në kryeqytet.

Mesazhi i tij në Asamblenë Kombëtare ishte i drejtpërdrejtë, Tirana nuk mund të mbetet në gjendjen që është tani, sa i përket performancës elektorale. Në këtë kuadër, kërkesa për një rritje të mobilizimit, ka sjellë një valë reagimesh dhe lëvizjes brenda vetë Partisë Socialiste.

Me ndarjen në 32 zona elektorale dhe vendosjen e 2-3 deputetëve për çdo njësi, e majta shqiptare duke se po kalon nga një model klasik organizimi, në një strukturë më të fortë dhe “luftarake”, ku çdo zonë është duke u trajtuar si betejë më vete.

Në krye të qarkut të Tiranës do të vijojë të jetë Ogerta Manastirliu, ndërsa ardhja në Tiranë e Damian Gjiknurit, i njohur dhe si njeriu i “tërmeteve” dhe fitoreve, është interpretuar si një sinjal i një nevoje emergjente për disiplinë dhe kontroll elektoral.

Njësia 1:

Në këtë zonë, Lindita Nikolla vjen si figura e stabilitetit institucional, një politikane me gjuhë të matur dhe prani të konsoliduar në vite. Krah saj, do të qëndrojë Mirela Kumbaro, ministrja më jetëgjatë e qeverisë Rama e cila përgjatë gjithë këtyre viteve ka treguar se është një ndër njerëzit që kryeministri i beson. Si dhe Adea Pirdeni, një nga politikanet e cila disa herë është përgëzuar nga kryeministri Rama për punën që ajo po bën sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njësia 2:

Në Njësinë nr. 2, Partia Socialiste ka vendosur një skuadër që duket e ndërtuar mbi balancën mes eksperiencës së gjatë politike dhe qasjes së menaxhimit konkret në terren. Gent Gazheli, Olta Manjani, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Klosi janë ekipi që do të punojnë së bashku për të arritur objektivat e kryeministrit Rama.

Njësia 3:

Në Njësinë 3 në kryeqytet, Rama vendosi që të caktonte Iris Luarasin, një personazh i cili njeh mirë kryeqytetin si dhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e angazhuar në publik. Ndërsa Edona Bilali vjen me energjinë e brezit të ri dhe profil profesional dhe modern në politikën shqiptare. Ndërkohë që Ervin Demo, politikani i surprizave që nga kryebashkiak arriti që të bëhej ministër, do të plotësojë këtë treshe në njësinë 3, e cila ka një numër të konsiderueshëm votuesish.

Njësia 4:

Eduart Shalsi, një njohës i mirë i mekanizmave të brendshme të Partisë Socialiste, do të ndajë hapësirën me Blerina Gjylametin, një figurë që në këto vite ka ndërtuar identitet të fortë në Partinë Socialiste.

Njësia 5:

Kjo njësi ngjan me një “kabinet të vogël” brenda vetë fushatës. Erion Braçe, i njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe shpesh kritik, mbetet një “lojtar terreni” që prodhon rezultate. Përballë tij, Taulant Balla, mjeshtër i organizimit, i cili di të ketë në kontroll situatën, kurdoherë dhe kurdoherë. Ndërsa, Fatmir Xhafaj, do të sjellë autoritetin e një figure të rëndë institucionale. Mesa duket kryeministri ka menduar që të tre bashkë do të formojnë një formulë të fortë, por potencialisht shpërthyese.

Ndërkohë që kjo ndarje në këtë njësi, ka ngritur pikëpyetje që socialisti Braçe nuk i ka pëlqyer. Kjo, pasi ai ka postuar këtë të diel, një ditë pas Asamblesë të Partisë Socialiste, një foto nga salla plenare e Kuvendit ku të gjithë kolegët e tij shihen të buzëqeshur me kartonat jeshilë nëpër duar, ndërsa vetë ai, ashtu si një “shpirt opozitar” që është shihet i revoltuar. Kjo foto, është interpretuar si një “mesazh i koduar” për ndryshimet e fundit në PS dhe faktin që ai do të duhet të ndajë njësinë me dy figura të tjera.

Njësia 6

Belinda Balluku dhe Albana Koçiu, ish-zv.kryeministrja dhe zv.kryeministrja aktuale e kabinetit Rama janë bërë bashkë me “bekimin” e kryeministrit. Dy mikeshat dhe dy koleget, të cilat përgjatë gjithë kësaj kohe kanë treguar se dinë të punojnë fort dhe të jenë krah qytetarëve, do të punojnë së bashku në këtë njësi për të çuar në vend “amanetin” e kryeministrit, një Tiranë me rezultate spektakolare! Atyre do t’i bashkohen Endrit Yzeiraj dhe Megi Fino.

Njësia 7

Arbian Mazniku është një nga njerëzit që njeh në detaj terrenin urban të Tiranës, një organizator në prapaskenë. Ndërkohë që ai do të ndajë terrenin në këtë njësi së bashku me ministrin Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliun.

Njësia 8

Niko Peleshi, korçari që në juglindje të vendit arriti që të në zgjedhjet e majit 2025 arriti të korrte një fitore të “zjarrtë”në qarkun e Korçës, do të punojë edhe për këtë njësi të Tiranës. Peleshi, vjen si një figurë e matur, me eksperiencë në menaxhim dhe administrim, duke sjellë stabilitet në një zonë që kërkon ekuilibër. Së bashku me Igli Hasanin dhe Vilma Përmetin, Peleshi “premton” që ashtu sikurse dhe në juglindje, edhe në Tiranë të sjellë rezultate konkrete.

Njësia 9

Prania e Ogerta Manastirliu e shndërron këtë njësi në një qendër koordinimi. Ajo përfaqëson linjën zyrtare të partisë dhe disiplinën organizative që kërkon vetë Rama. Manastirliu e cila nga socialistët është thënë që do të jetë kandidatja për zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, do të punojë në këtë njësi së bashku me Oltjon Muzakan.

Njësia 10

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në këtë njësi të kryeqytetit të vendosë Bledi Çuçin, i cili është dhe topologjia e politikanit që “operon” me strukturë dhe rend, duke synuar një mobilizim të saktë dhe pa surpriza. Këtë zonë, Çuçi do e ndajë me ministrin e ri të Brendshëm, Besfort Lamallarin.

Njësia 11

Vendosja e Damian Gjiknuri në këtë zonë nuk është rastësi. I njohur si një nga “inxhinierët” elektoralë të PS-së, ai shihet si njeriu që vendos rregull në momente të vështira. Në këtë njësi, Gjiknuri do të punojë me Ulsi Manjën, njeriun e punës dhe rezultateve konkrete. Jo më kot, kryesocialisti ka bërë bashkë dy nga “xhaketat më të vjetra” të kësaj force politike, të cilët njohin “rrënjë dhe dhëmballë” terrenin, zgjedhjet, elektoratin dhe nevojat e qytetarëve.

Njësia 12

Në këtë njësi do të jenë Xhemal Qefalia, zv.ministri që në zgjedhjet e Majit arriti të fitonte një numër të konsiderueshëm votash. Ai do të shoqërohet nga ministri Toni Gogu, si dhe Silva Caka.

Njësia 13

Ndryshe nga sa flitej që pas largimit të saj nga posti i ministres së Jashtme, Rama ka vendosur që Elisa Spiropalin ta lërë në njësinë 13. Përgjatë gjithë karrierës së saj politike, Spiropali ka treguar që është një politikanet me karakter të fortë në radhët e socialistëve dhe që atë çfarë dëshiron, gjithmonë e merr. E si duket së bashku me Anila Denajn, kryesocialisit ka vendosur që t’i bëjë bashkë për të arritur qëllimin e tyre në këtë njësi të Tiranës.

Njësia 14

Kjo njësi i është besuar ministrit Blendi Gonxhja, Plarent Ndrecës dhe Endrit Hoxhës. Ashtu sikurse dhe nga kolegët e lartpërmendur, edhe kjo treshe, sidomos ministri Gonxhe, ka treguar që di të korrë fitore.

NGA KATEGORIA

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…

07/10/2026
E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026
Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…
POLITIKË

Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…

05/10/2026
“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Kosova zgjedh presidenten e re/ Vjen reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama: Në një kohë…
EDI RAMA

Kosova zgjedh presidenten e re/ Vjen reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama: Në një kohë…

07/10/2026
Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…
BOTA

Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…

07/10/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE në fillim të tetorit/ Meterologia Gjoni tregon çfarë na pret: Nesër…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE në fillim të tetorit/ Meterologia Gjoni tregon çfarë na pret: Nesër…

07/10/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
TË TJERA

Kush janë 2 qytete shqiptare më të plakura të Europës, emrat surprizë…

07/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…

07/10/2026
Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e kompozitorit: Kam jetuar 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës!
SHOWBIZ

Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e kompozitorit: Kam jetuar 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës!

07/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!