Analisti Poli Hoxha tha se me opozitën e Sali Berishës, mazhoranca aktuale fiton jo mandatin e katërt qeverisës, por edhe 15 mandate.
Sipas analistit, Berisha e ka aksionin politik vetëm për interesat e tij personale.
”Sa vjen dhe rritet marzhi i qytetarëve bojkotues që shkon gati 60 e ca %. PS fiton me rreth 40 e ca per qind. E ka sigurt fitoren me këtë lloj opozitë. PD-ja ka ngelur në vend! Nuk ka alternativë. Berisha flet për hallin e tij. Nuk mund të mundësh Edi Ramën me këtë lloj opozite. Jo 4 mandate, por 15 mandate mund të rrijë me këtë ‘stausquo’. Që kur u shpall non grata, nuk pamë asnjë riorganizim të PD-së. Asnjë hapje asnjë figurë të re, Berisha e përdori PD për qëllime të veta. Dështime në zgjedhjet e 14 majit. Humbi Kukësin, Rrogozhinën dhe të gjitha këto tregojnë se nuk ka pasur frymën”- tha Hoxha.












