Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “World Government Summit 2023” në Dubai, foli mbi rolin e qeverisjes së gruas në shekullin e XXI.
Gjatë fjalës së mbajtur në panel, Rama zbuloi mënyrën si arriti të krijonte një kabinet me më shumë gra se sa burra. Rama tha se në mandatin e tij të parë kishte si objektiv një kabinet me 50% gra dhe 50% burra. Pastaj ai shton se gjithçka ndodhi natyrshëm pasi personat e duhur për atë post ishin vetëm gra.
“Shifrën e grave në qeverinë tonë që praktikisht është më e ekzagjeruara në mbarë botën, është mbi 70 %, por nuk është diçka që erdhi sepse donim që të ishte kështu, erdhi në mënyrë shumë të natyrshme. Në fillim kur krijova qeverinë e parë, ishte diçka që doja ta kisha, 50 me 50%, por më pas në përpjekjet për të përzgjedhur personin e duhur për punën e duhur, unë e kuptova se më në fund kishte më shumë gra sesa burra që ishin të përshtatshme për punën që duhej bërë, ndaj erdhi në mënyrë të natyrshme”, tha Rama.