Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula u prezantua zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama, në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Në lidhje për këtë, reagoi më herët edhe deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili ka uruar Sulën për detyrën e re.
Por një koment ka marrë vëmendjen në postimin e Braçes. Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, ka ironizuar emërimin e ish-deputetit demokrat, teksa shkruan se po të kishte ardhur ja 6 muaj më parë, sot do të ishim në BE.
“Nuk e patëm fatin të na vinte nja 6 muaj më përpara,sepse do t’i kishim mbyllur kapitujt e integrimit me siguri!”, shkruan ai në një koment në postimin e Erion Braçës.













