Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi ku ka marrë vëmendjen e mediave me surprizën e veçantë që i bëri homologes italiane Giorgia Meloni me rastin e ditëlindjes së saj të 48-të.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Rama i dhuroi Melonit një shall gri të zbukuruar me portrete të personaliteteve shqiptarë të shekullit të kaluar.
Meloni, e kapur në befasi, vendosi shallin mbi kokë në stilin arab, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Gjatë bisedës, Rama vijoi komentet për marrëdhënien e tyre të ngushtë politike dhe personale, duke shtuar me ironi: “Musk një rival për mua? Të tjerët vijnë dhe shkojnë, unë qëndroj.”
Meloni iu përgjigj me një buzëqeshje dhe një koment të shkurtër: “Çfarë personazhi!”












