Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje drejt fundit të punimeve te cilat vijojne me ritme te shpejta të Unazës së Madhe ne Tiranë.
Kreu i qeverisë shkruan se Unaza e Madhe do te lehtesoje trafikun ne kryeqytet dhe do te zhvilloje zonen.
“Në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, puna vijon me ritme të shpejta në të gjitha lotet e saj, për ta përfunduar brenda afateve këtë projekt me rëndësi për kryeqytetin, që jo vetëm do të lehtësojë trafikun, por do të japë impakt të konsiderueshëm në ekonomitë e familjeve dhe në ekonominë kombëtare, duke rritur vlerën e pronës, e nxitur zhvillimin e sipërmarrjes”- shkruan Edi Rama.












