Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në inagurimin e Urës së Madhe në Kukës.
Rama tha se kjo është një ditë e bukur me diell për hapjen e Urës së Madhe, ndërsa është pritur me këngë dhe valle. Ura e Madhe në Kukës është një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që çliron përfundimisht trafikun.
“HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, shkruan Rama.
Ura e Madhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra. Ura do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.












