Kryeministri Edi Rama i ka vendos “ultimatum” bankave të cilave u kërkon që brenda këtij viti t’u mundësojnë të moshuarve të marrin pensionet përmes sistemeve të reja në banka.
“Duam të shohim ndryshim të shpejtë dhe të thellë, jo mbas disa vitesh por këtë vit. Pensionistë që marrin pensionet përmes sistemeve të reja, biznese që shesin me këto sisteme, rënie reale të cash në qarkullin, rritje reale e të ardhurave për vendin, duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe. Do e bëjmë se s’bën. Nuk e pranojmë inercinë e kësaj situate të tmerrshme. Banka e Shqipërisë të udhëheqë këtë proces me shumë forcë, duhet të bëjë pjesën e vet, të gjitha justifikimet, arsyetimet, alibitë që vijnë nga prishja e zonës së komfortit, ne nuk do t’i pranojmë, çdo gjë që e bën një vend tjetër, s’ka pse mos ta bëjmë ne“, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pa asnjë kosto do ta tërheqin pensionin nga banka, jo nga posta.