Erion Veliaj mungon prej 7 muajsh në zyrë, teksa vijon betejën me drejtësinë në burgun e Durrësit. Këshilltarët e majtë u mblodhën në PS para se të firmosin zyrtarisht për largimin e Veliajt nga detyra që nuk e lëshon që prej 2015-ës.
Në mbledhjen prej rreth 100 minuta nuk munguan diskutimet, besnikët e Veliaj bën rezistencë në fillim duke hezituar që të hidhnin firmën mbi dokumentin e përpiluar me fjalët e deklaratës së Ramës në Asamble.
Udhëzimi ishte i qartë që të gjithë duhet të firmosin, edhe pse Burime nga kjo mbledhje thanë që duke nisur nga Eridian Saljanji nuk e kanë fshehur që për shkak bashkëpunimi prej shumë vitesh me Veliajn zbatimi i këtij vendimi politik ishte i vështirë moralisht.
Madje mësohet të ketë thënë që nëse do të vendosej në kushte për të zgjedhur mes Veliaj dhe postit të tij, ishte gati për të “sakrifikuar” vetën. Pasi e pa që firma ishte një fund i detyruar, Aldo Mërkoçi vuri kusht që në kërkesë të shtohej edhe puna që Veliaj ka bërë në krye të Tiranës si dhe të nënvizohet që po i bëhej padrejtësi në këtë proces gjyqësor.
Nga tonet e Edi Ramës në Asamble vullneti i këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës ishte thjesht një formalitet për të respketuar ligjin, me prezantimin e Ogerta Manastirliut si kandidate përzgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.












