Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaryar se me kryeministrin Edi Rama do të flasin për vazhdimin e nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Vuçiç ka deklaruar se dy lideret do të kenë edhe takime të mëtejshme në mënyrë që kjo nisëm të vazhdojnë me nismën, teksa Rama më herët e ka konsideruar të mbyllur “Ballkanin e Hapur” per te vijuar rrugetimin me “Procesin e Berlinit”.
“E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E dimë që kryeministri Rama do të investojë energji të jashtëzakonshme për të arritur rezultate të rëndësishme. Ne nisëm nismën e Ballkanit të Hapur gjë që solli përfitime për secilin prej nesh, në radhë të parë qytetarët tanë. Kjo nismë mund të kontribuojë në bashkimin e mëtejshëm të njerëzve dhe për një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët tanë. Do të kemi takime të përbashkëta edhe në periudhën e ardhshme” tha Vuçiç.












