Tuesday, September 22, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama merr LAJMIN E MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, sa miliona merr Shqipëria…

by Rilindje
14/07/2026
in EDI RAMA
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…

Sa më shumë i afrohemi Bashkimit Evropian aq më ambicioze bëhen pritshmëritë e qeverisë për ‘shpërblim’ nga Brukseli.

Integrimi ekonomik është një proces që ndodh edhe më shpejt se anëtarësimi i plotë, ndaj për të mbështetur vendin në përmbushjen e reformave dhe përshtatjen me rregullat e BE-së, Shqipëria po ndihmohet nga ‘Plani i rritjes’, nga i cili vendi planifikohet të përfitojë 500 milionë euro përgjatë viteve 2026-2029.

Në kuadrin makroekonomik të rishikuar, qeveria ka rritur me 27,4 miliardë lekë pritshmëritë e përfitimit të fondeve nga ‘Plani i Rritjes’, ku me përjashtim të vitit aktual ku është ulur objektivi nga 3.15 miliardë lekë në 1.7 miliardë lekë, të gjitha vitet të tjera janë me rritje, sidomos 2028-ta.

Konkretisht përgjatë këtij 4-vjeçari, synohet të përthithen në total 47.4 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro (me kursin aktual), kundrejt 19.98 miliardë lekëve ose 213 milionë eurove të planifikuara në dokumentin që u miratua në janar të këtij viti.

Me objektivin se brenda 2027-ës do të mbyllen të 33 Kapitujt, bashkë me detyrat dhe reformat që diktohen nga procesi integrues, Ministria e Financave thotë se në vitin që vjen vendi do të përfitojë nga Plani i Rritjes 14.1 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2028 arrijnë në 16.9 miliardë lekë dhe 14.7 miliardë lekë në 2029-ën.

Në mbledhjen e dytë të Komitetit Monitorues të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, u tha se vendi ka përfituar deri më tani nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor 212.8 milionë euro.

‘Plani i Rritjes’ me vlerë 6 miliardë euro (2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi) u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023, dhe përfitohet nga shtetet në bazë të reformave që ato përmbushin.

Tags: Bashkimi Europianmilionaramashperblim

NGA KATEGORIA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026
Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…
EDI RAMA

Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

21/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Kryeministri Rama jep lajmin: Në 2025 do të kemi “projektin e ri” për të ndryshuar…
EDI RAMA

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Sjell këtë ndryshim DRASTIK…

20/09/2026
Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit të largët…
EDI RAMA

Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit të largët…

19/09/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

“U mbush kupa!”/ Rama jep paralajmërimin për biznesin: Mos mendoni se…

18/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Askush nuk e priste! Lëvizje historik, FBI zbarkon në Tiranë. Kush është arsyeja…
AKTUALITET

Askush nuk e priste! Lëvizje historik, FBI zbarkon në Tiranë. Kush është arsyeja…

21/09/2026
Lajmi që prek çdo blerës makine! Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Qeveria vendos “ligjin e ri”…
AKTUALITET

Lajmi që prek çdo blerës makine! Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Qeveria vendos “ligjin e ri”…

21/09/2026
Vjen ndryshimi DRASTIK i motit/ Sinoptikania paralajmëron: Stuhi shiu…
AKTUALITET

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit/ Sinoptikania paralajmëron: Stuhi shiu…

21/09/2026
E FUNDIT/ Vizita e bujshme e Ramës në SHBA, qeveria shqiptare njofton hapjen së shpejti të…
BOTA

E FUNDIT/ Vizita e bujshme e Ramës në SHBA, qeveria shqiptare njofton hapjen së shpejti të…

21/09/2026
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…
AKTUALITET

Kryeministri i ftoi të ulen në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, ja LËVIZJA e papritur…

21/09/2026
Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…
AKTUALITET

Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…

21/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!