Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme fotot nga mbledhja informale e qeverisë që qeveria po mban në Shëngjin. Rama shkruan se kjo është mbledhja e fillimit të vitit për caktimin e prioriteteve në Kuvend, qeveri dhe parti.
“Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”- shkruan Rama.
Kujtojmë se nesër, paraditja e së mërkurës, në mbledhjen ku marrin pjesë mbi 70 funksionarë, do të jetë e dedikuar për konluzionet dhe detyrat, ndërsa takimi dyditor do të mbyllet me një mbledhje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar. I pranishëm në Shëngjin ishte edhe Blendi Gonxhja, i cili është në pritje të dekretit të Begajt për t’u bërë zyrtarisht ministri ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.












