Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Rama udhëtim në SHBA/ Pritet të dekorohet me çmim nga Trump, zbulohen detaje

by Rilindje
15/09/2026
in BOTA
Rama udhëtim në SHBA/ Pritet të dekorohet me çmim nga Trump, zbulohen detaje

Pas udhëtimit të Sali Berishes në Amerikë ku qëndroi për gati një javë, mësohet se kryeministri Edi Rama do të kalojë së shpejti oqeanin, ku mësohet se do të pritet nga vetë presidenti amerikan Donald Trump.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kreu i qeverisë shqiptare do të niset drejt Amerikës ku dhe pas pritjes nga presidenti i SHBA-ve dhe shkrepjes së fotos zyrtare, thuhet se do të marrë pjesë në darkën e ditës së fundit me gjithë liderët botërorë.

Ky është udhëtimi i dytë i kryeministrit Edi Rama në drejtim të Amerikës, pasi pas mbledhjes së Bordit të Paqes që u mbajt në shkurt, kryeministri do të takohet për të dytën herë brenda vitit me Trump dhe liderët botërorë. Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, takim i cili do të nisë më 22 dhe mbyllet më 28 shtator.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit nuk do të jetë presidenti Begaj ai që do të përfaqësojë Shqipërinë por vetë kryeministri Rama i cili paraprakisht thuhet se pritet të mbajë fjalën gjatë paradites së 25 shtatorit, me orarin amerikan. Mirëpo kjo nuk mbetet agjenda e vetme e kryeministrit. Raportohet se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takim me shqiptarët që jetojnë në Miçigan më 20 shtator.

Po ashtu, burime për A2CNN bëjnë me dije se Rama është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York më 24 shtator, ku i pranishëm thuhet se do të jetë dhe lideri demokrat, Sali Berisha. Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane do të organizojë mbrëmjen e dytë vjetore të Galasë, ku të ftuar do të jenë dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Gjatë eventit bëhet me dije se Edi Rama pritet të dekorohet edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me çmimin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Bëhet me dije se përgatitja e Galasë së këtij viti pritet të bashkojë liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit me në fokus vlerësimin e diasporës dhe forcimin e partneritetit strategjik mes ShBA-ve dhe Shqipërisë.

NGA KATEGORIA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026
“Jep dorëheqjen o kriminel”/ Militantët e Berishës e presin me protestë Ramën në Irlandë, e qëllojnë me…
BOTA

“Jep dorëheqjen o kriminel”/ Militantët e Berishës e presin me protestë Ramën në Irlandë, e qëllojnë me…

11/11/2026
“BE nuk po i mbyll sytë”/ Bashkimi Europian BEFASON me reagimin për protestuesit…
BOTA

“BE nuk po i mbyll sytë”/ Bashkimi Europian BEFASON me reagimin për protestuesit…

11/11/2026
Dy javë pasi u lirua nga qelia, Fredi Beleri dorëzon kërkesën për…
BOTA

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i…

10/11/2026
E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë…
BOTA

E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë…

10/11/2026
Askush nuk e priste! Strasburgu i jep të drejtë Belerit, ja DËNIMI për shtetin shqiptar…
BOTA

Askush nuk e priste! Strasburgu i jep të drejtë Belerit, ja DËNIMI për shtetin shqiptar…

10/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!