Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste në disa takime të ndryshme.
“Deri më tani nuk ka pasur asnjë arsye për arsye se në orën 11:00 është parashikuar një tjetër axhendë. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një ceremoni dedikuar atyre që kanë bërë një betejë të gjatë me zjarret dhe synon që të dëmshpërblejë dhe dekorojë ata që bënë betejë të madhe gjatë muajve të verës”, raportoi gazetarja Klesiana Omeri
Pas ceremonisë pritet që në zyrën e tij të ketë takime të tjera nga ministra dhe eksponentë të PS-së. Takimet janë fokusuar në projekte të ndryshme, ato që janë lënë përgjysmë apo nisma të reja që do të ndërmerren në legjislaturën e ardhshme.












