Kot nuk thonë, “Rastësia mbreti i botës”. Deri më sot në Big Brother, Luiz Ejllin dhe banorin më të ri Gerti Koxha i bashkonte origjina dhe dialekti të cilin e përfaqësojnë denjësisht.
Por teksa bisedonin mengjesin e sotëm ata mësuan një tjetër lidhje speciale. Nëna e Getrtit është mësuesja e parë e Luizit.
I surprizuar dhe duke kujtuar me nostalgji mësuesen e tij të parë, Luizi i premtoi Gertit se nuk do ta nominojë asnjëherë gjatë qëndrimit në Big Brother.
Luizi: Po mami?
Gerti: Mësuese. Ka qënë te shkolla e muzikës.
Luizi: Kush është nana jote?
Gerti: Donika..
Luizi: I ka pas vdekur burri apo djali?
Gerti: Ajo është.
Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa?












