Në prag të seancës 4 dhjetorit, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shitblerje votash, ka reaguar nga qelia për procesin gjyqësor të nisur ndaj tij.
Pa fakte, Beleri akuzon kryeministrin Edi Rama se ndikon në vendimet e drejtësisë, duke udhëzuar dhe urdhëruar gjyqtarët.
“Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem”, tha Beleri.