PS dhe PD ditën e sotme janë bërë bashkë për të votuar në Komisionin e Ekonomisë rritjen e rrogave për deputetët e Kuvendit dhe ministrat e qeverisë.
Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të bëhet 345 mijë lekë bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto. Vendimi për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat do të zyrtarizohet vetëm nëse miratohet ditën e enjte në Kuvend.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka kërkuar që ky projektligj mos miratohet në Kuvend për shkak se deputetët dhe ministrat nuk kanë nevojë për rritje rroge pasi urgjente është rritja për administratën dhe shtresën e mesme të popullsisë. Mesa duket këshillën e Ramës nuk e kanë dëgjuar deputetët të cilët përfitojnë nga situata dhe bëhen së bashku të majtë dhe të djathtë për të rritur rrogën e tyre.












