Saturday, July 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Rënia” e Prodës! Procedurat, ja si do të zgjidhet drejtori i ri i Policisë

by Rilindje
02/03/2026
in AKTUALITET
“Rënia” e Prodës! Procedurat, ja si do të zgjidhet drejtori i ri i Policisë

Ilir Proda u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit pa i bërë 1 vit e 5 muaj në detyrë, i pari drejtor i përgjithshëm i bluve që zgjidhej me konkurs, duke kaluar disa faza të rëndësishme të procesit të përzgjedhjes.

Por mandati 5-vjeçar, edhe pse jo më me emërim direkt, pas ndryshimeve të ligjit të Policisë së Shtetit në 2024-ën, sërish nuk solli lavdinë për ta çuar deri në fund. Nëse qeveria e argumenton largimin e tij nga detyra për shkak të incidentit te “Vila 31” gjatë protestës së opozitës të shtunën, duke mos garantuar rendin dhe sigurimin e jetës së artistëve, qasje të ndryshme vijnë nga palë të tjera.

Opozita e sheh largimin e Ilir Prodës pasojë të presionit nga protestat e javëve të fundit, të cilat më shumë se kurdo herë kanë rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejt efektivët e policisë me hedhje molotovësh, fishekzjarrësh dhe gurësh.

● Gara për drejtorin e ri të përgjithshëm

Për herë të dytë, kryepolici do të zgjidhet me konkurs, bazuar në ligjin e Policisë së Shtetit dhe rregullave të Ministrisë së Brendshme për procedurën, të miratuara më 2 shtator 2024. Ministria e Brendshme ka detyrë për hapjen e garës, e cila hap thirrjen e shprehjes së interesit me një afat prej 7 ditësh, përfshirë edhe ditët e pushimit. Aplikimet bëhen online ose më postë, dhe emrat e kandidatëve publikohen pas përfundimit të këtij afati. Brenda 10 ditëve të tjera pune, një Komision i Posaçëm i ngritur, i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër si kryetar, i caktuar nga ministri i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.

Në fund të këtij procesi, harton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet. Faza e radhës është ajo e intervistimit, ndërsa kandidatët njoftohen të paktën 3 ditë para për ditën e seancës dëgjimore, ku shpaloset platforma e secilit me nga 20 minuta në dispozicion, shtesë parashikohen edhe pyetje nga komisioni. Pas përfundimit, ky komision ka afat 48 orë për të nxjerr rezultatet me pikëzimin e kandidatëve. Jo domosdoshmërish i pari i renditur bëhet drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ligji thotë që njeri prej kandidatëve të pikëzuar, i konsideruar më i përshtatshëm për detyrën, t’i propozohet nga ministri i Brendshëm, Këshillit të Ministrave për emërimin e tij.

Me këtë procedurë ligjore, në varësi të kohës që Ministria e Brendshme hap thirrjen për garën, brenda muajit mars, Policia e Shtetit pritet të ketë drejtorin e ri të përgjithshëm.

NGA KATEGORIA

Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026
“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026
BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…
AKTUALITET

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

03/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…

03/07/2026
Ndodh e pazakonta në protestën para Kryeministrisë/ Sapo ndizet…
AKTUALITET

Dalin DETAJET/ Merr fund rumpalla e “Zvërnecit”! Çfarë ndodh me protestuesit e arrestuar…

03/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
EDI RAMA

Rama befason: Nëna e mikut tim në protestë, poshtërohej nga shteti…

03/07/2026
Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

“Sjellim ekselencën botërore!”/ Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri vjen ndryshimi…

03/07/2026
“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!