Sonila Meço është revoltuar pas rastit të dhunimit të vajzës 3-vjeçare nga edukatorja ne Tirane.
Sonila Meço shkruan se kemi kapur fundin si shtet, dhe sipas saj, këto gjëra ndodhin vetëm në Shqipëri.
“Kam ngecur tek kërcitja e tmerrshme e kockës së njomë të një vogëlusheje 3 vjeçare… U thye edhe ashti i fundit i njerzillëkut të shoqërisë, eshtra bazike e ekzistencës, kufiri i fundëm i tolerancës, skaji i epërm i durimit të një shoqërie, që është tkurrur në mbijetesë shpirtërore e kulturore.
I gjithë zinxhiri garantues, mbrojtës, sigurues, ushqyes e kultivues i njeriut për njeriun, i shtetit për qytetarin, i ministrisë për institicionin arsimor, i edukatores për fëmijën, i doktorit për pacientin, i policit për të pambrojturin, i shoqërisë për familjen, i drejtësisë për viktimën, i të rriturit për të voglin, i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, i politikës për taksapaguesin, i biznesit për klientin, i shpirtit për shpirtin është shpërbërë e shkërmoqur si të ishim tribalë, të humbur e të harruar civilizimi.
Dhe Jo! Nuk ndodh kudo në botë dhe Po, veç në filma mund të haset skenari i një fantazie patologjike të fshehjes së një krimi mbi pafajësinë e dlirë të një fëmije nga të gjitha institucionet.
Po si mund të prodhojë një zinxhir kaq të përsosur kriminal një shoqëri e tërë, që peshon me qesëndi kalbjen e vet mbi ashtin e njomë të një fëmije, teksa këndon e lumtur, nga vendi ku duhej të qe më e mbrojtur se kurrë? A e kuptoni, që kemi kapur fundin“, shkruan mes te tjerash Sonila Meço.












