Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.
Nga kandidatët e koalicionit Partia Demokratike – Silva Hasaj rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara. Deri më tani, rezulton se ka 624 vota më shumë se sa janë në kuti.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet: e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.












