Megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”, Sali Berisha vijon aksionin e tij qesharak duke thirrur nga ballkoni ndersa poshte tij ndodhen një “grusht” militantësh.
Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se këto mbledhje nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për Saliun që sipas tij është i burgosur politik.
“Nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që është i burgosur politik sot. Sot kreu i opozitës shqiptare ndodhet në arrest shtëpie pa prova dhe pa u pyetur një herë. Ka qytetarë që kanë ardhur nga jashtë Tiranës, një zonjë ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Ata kanë ardhur të gjithë vetë në mbështetje të kësaj kauze. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kreun e opozitës në arrest sot”, tha Kellici.












