Tuesday, August 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rritet “150 lekë” çmimi i bukës në Korçë/ Autoriteti i Konkurrencës reagon me URGJENCË dhe nis…

by Rilindje
05/03/2026
in AKTUALITET
Rritet “150 lekë” çmimi i bukës në Korçë/ Autoriteti i Konkurrencës reagon me URGJENCË dhe nis…

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas raportimeve në media për një rritje të mundshme të çmimit të bukës në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve të publikuara, disa ndërmarrje që merren me prodhimin dhe tregtimin e bukës kanë njoftuar pikat e shitjes se çmimi i produktit do të rritet nga 120 lekë në 150 lekë. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 25%, çka ka nxitur shqetësime për një ndryshim të njëkohshëm të çmimeve në treg.

Në këto kushte, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të ndërhyjë menjëherë për të monitoruar situatën dhe për të verifikuar nëse kjo rritje e paralajmëruar është rezultat i një vendimi të pavarur të secilës ndërmarrje apo nëse mund të ketë elemente të një sjelljeje të koordinuar mes operatorëve të tregut. Për këtë qëllim është ngritur një Grup Pune, i cili po ndjek nga afër zhvillimet dhe po realizon kontrolle në terren në qytetin e Korçës.

Kontrollet synojnë të evidentojnë nëse njoftimi për rritjen e çmimit do të zbatohet në praktikë nga të gjitha ndërmarrjet dhe mbi të gjitha, nëse kjo situatë përbën një shkelje të rregullave të konkurrencës në treg. Autoriteti po shqyrton mundësinë që një rritje e njëkohshme e çmimeve të jetë rezultat i marrëveshjeve të ndaluara mes subjekteve tregtare.

Sipas ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndalohen të gjitha marrëveshjet apo praktikat që kanë si qëllim ose pasojë pengimin, kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës në treg. Këtu përfshihen edhe rastet kur ndërmarrjet vendosin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes apo të shitjes, si dhe çdo kusht tjetër të tregtimit që cenon konkurrencën e lirë.

Autoriteti i Konkurrencës u ka bërë gjithashtu thirrje të gjitha ndërmarrjeve që operojnë në tregun e prodhimit dhe tregtimit të bukës të respektojnë legjislacionin në fuqi. Shkelja e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës konsiderohet kundërvajtje administrative dhe mund të shoqërohet me masa ndëshkuese.

Në rast se konstatohet një marrëveshje e paligjshme për caktimin e çmimeve, subjektet e përfshira mund të gjobiten deri në 10 për qind të xhiros së tyre vjetore të vitit financiar paraardhës.

NGA KATEGORIA

Aksident tragjik mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë për Shqipërinë! Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në bregdetin e…

24/08/2026
Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…
AKTUALITET

Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…

24/08/2026
Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…
AKTUALITET

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…

23/08/2026
Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…
EDI RAMA

Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…

24/08/2026
Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…
POLITIKË

Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…

24/08/2026
Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti, hiqen…
BOTA

Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti, hiqen…

24/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Rama ZBULON çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Kemi vendosur…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Rama ZBULON çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Kemi vendosur…

24/08/2026
“Më thonë që pi drogë”/ Rama reagim të pazakontë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im…
EDI RAMA

“Më thonë që pi drogë”/ Rama reagim të pazakontë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im…

24/08/2026
Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…
POLITIKË

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…

24/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!