Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku sqaroi vendimin për faturimin e energjisë për furrat e bukës të ndara në tre kategori në bazë të shërbimeve që ofrojnë.
“Kemi marrë një vendim të studiuar për furrat e bukës. Është një situatë e mbartur prej vitesh. 7.6 lekë për kilovat orë. Sot shumica prej tyre janë kthyer në njësi të intergruara. Bëhet fjalë për 2600 subjekte që vijojnë furra buke, ose furra buke dhe pasticeri ose furra buke, pasticeri dhe bar kafe.
Furrat që prodhojnë vetëm bukë nuk do të kenë ndryshim në cmim, të faturohen 7.6 lekë për çdo kilovator të shpenzuar. Ato që operojnë si pastiçeri do të paguajnë 9.5 lekë dhe për ato që ofrojnë dhe shërbim si bar-kafe 12 lekë kilovatorë. E gjithë kjo vjen pas një analize shumë të thellë. Është një vendim i marrë dhe do nisimin nga implementimi.” tha Balluku.












