Tuesday, August 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri/ Qeveria Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Merren masa…

by Rilindje
12/03/2026
in AKTUALITET
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri/ Qeveria Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Merren masa…

Rritja e çmimit të karburantit në vend, ka ulur në një tavolinë tre ministra. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa:

• ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas;

• analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg;

Swiss Digital Mobile Reklama
• koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg;

• informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:

• rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;

• monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar;

• garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë. Autoritetet shtetërore do të vijojnë monitorimin e përditshëm të bursave ndërkombëtare dhe të tregut vendas, duke marrë masat e nevojshme në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve. 

NGA KATEGORIA

Aksident tragjik mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë për Shqipërinë! Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në bregdetin e…

24/08/2026
Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…
AKTUALITET

Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…

24/08/2026
Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…
AKTUALITET

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…

23/08/2026
Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…
EDI RAMA

Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…

24/08/2026
Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…
POLITIKË

Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…

24/08/2026
Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti, hiqen…
BOTA

Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti, hiqen…

24/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Rama ZBULON çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Kemi vendosur…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Rama ZBULON çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Kemi vendosur…

24/08/2026
“Më thonë që pi drogë”/ Rama reagim të pazakontë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im…
EDI RAMA

“Më thonë që pi drogë”/ Rama reagim të pazakontë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im…

24/08/2026
Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…
POLITIKË

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…

24/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!