Wednesday, November 18, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Rrugët, ja projektet që do financohen nga qeveria shqiptare deri në vitin 2028

by Rilindje
20/07/2025
in AKTUALITET
Rrugët, ja projektet që do financohen nga qeveria shqiptare deri në vitin 2028

Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm.

Sipas programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, për vitin 2025 fondet e buxhetit për financimin e këtij programi ishin 33.48 mld lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet rritje me 2 mld lekë, duke arritur në 35.48 mld lekë.

Për vitin 2027 shpenzimet buxhetore për transportin rrugor parashikohet gjithashtu të rriten, duke shkuar në 37.95 mld lekë, ndërkohë që për vitin 2028 tendenca është në rënie në raport me 2027-ën, por në krahasim me vitin aktual shpenzimet parashikohen të jenë në rreth 36 mld lekë apo 2.6 mld lekë më shumë se viti aktual.

Sipas dokumentit, programi “Transporti Rrugor” synon të garantojë 3,522 kilometra rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve kombëtare në të gjithë territorin gjatë periudhës 2026–2028. Brenda vitit 2026, parashikohet që 407 kilometra rrugë të jenë ndërtuar ose rehabilituar, sistemuar, asfaltuar dhe të pajisura me sinjalistikë rrugore.

Për periudhën afatmesme, qeveria parashikon që financimi për disa projekte rrugore të vijojë nga buxheti i shtetit, në përputhje me kontratat ekzistuese të formuluara sipas modeleve të miratuara të financimit. Konkretisht, bëhet fjalë për 3 kontratat e koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, të Rrugës Milot–Morinë dhe për rrugën Orikum – Dukat.

Gjithashtu, do të vijojë financimi për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës dhe aksit Tiranë – Ndroq – Plepa, për segmentet Elbasan – Lekaj dhe Elbasan – Qafë Thanë, që janë pjesë të korridorit VIII, për rrugën Berat – Ballaban, si dhe për Bypass-in e Sarandës.

NGA KATEGORIA

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar…

18/11/2026
Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…
AKTUALITET

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…

18/11/2026
Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026
Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…
AKTUALITET

Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…

18/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
AKTUALITET

Deputetja e PS optimiste jep LAJMIN E MIRË: Për pensionistët kemi dashur të bëjmë më shumë

18/11/2026
Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja masat që duhet të merrni…
AKTUALITET

ALARM në Shqipëri! Konfirmohet rasti i parë i malaries, dyshohet edhe për…

18/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar…

18/11/2026
Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…
AKTUALITET

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
POLITIKË

Rama tregon vendimin e qeverisë: Nga 1 janari do të hiqet…

18/11/2026
Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Kush është deputeti i PS që tërhiqet nga gara e “11 Majit”….
POLITIKË

Gjykata e Posaçme e dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun, kush është socialisti…

18/11/2026
Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!