Policia e Shtetit ka reaguar ndaj bllokimit të akseve nga veriu në jug që bëri një ditë më parë opozita e “hallexhinjve”.
Policia ka referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendit: Xhelal Mziu, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Luan Baçi,Tritan Shehu, Kasem Mahmutaj, Edi Paloka, Ervin Minarolli, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Tomorr Alizoti, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
I proceduar dhe kryetari i bashkisë Kavajë: Fisnik Qosja.
Policia njofton se janë arrestuar 4 shtetas, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 195 persona.