Është shtyrë për herën e dytë radhazi seanca në GJKKO lidhur me kërkesën e Sali Berishës sa i përket ndryshimit të masës së sigurisë ku ish-kryeministri ka kërkuar lirinë.
Arsyeja ka qenë fakti se në kërkesë nuk ishte vendosur që ish-kryeministri Berisha të përfaqësohej në mungesë nga avokatët.
Ndërkohë mësohet se seanca e radhës do të mbahet në 08 mars 2024. Në GJKKO do mbahet edhe një seancë për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërkon po ashtu heqjen e masës arrest në shtëpi.
Ndërkohë, të martën në orën 10:50 një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishës për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.












