Sali Berisha e ka treguar më shumë se një herë se politizon të vdekurit. Këtë gjë e ka bërë edhe me aktorin e madh, Mirush Kabashin i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Në një postim për vdekjen e tij, Berisha thotë se Mirush Kabashi ka qenë një mbështetës i palëkundur i opozitës.
“Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. Duke shprehur mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit që shpirti e tij të gjejë paqen e merituar. Amin!” shkruan nder te tjera Berisha.












