Më 11 mars, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e ka dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen ‘Babale’.
Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit.