Wednesday, October 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Salianji “mund” Berishën, sapo ndodhi FITORJA e parë e ish-deputetit. Shifrat…

by Rilindje
05/12/2025
in TË TJERA
Salianji “mund” Berishën, sapo ndodhi FITORJA e parë e ish-deputetit. Shifrat…

Kryengritja e Ervin Salianjit duket se ka nxitur një reagim brenda Partisë Demokratike, duke aktivizuar jo vetëm bazën e gjerë demokrate, por edhe figura të afërta me Sali Berishën.

Takimi i tij i parë, i mbajtur dy ditë më parë në Durrës, ka mbledhur një numër të konsiderueshëm demokratësh dhe ish-funksionarësh, duke sinjalizuar pakënaqësi të theksuar ndaj gjendjes aktuale të partisë dhe kërkesën për një analizë të thellë.

Ndonëse Berisha u shpreh i “pa shqetësuar” nga lëvizja e ish-deputetit, ai reagoi menjëherë duke dhënë një urdhër të prerë që të nisë analiza në çdo strukturë të PD-së.

Por presioni mbi Berishën nuk kufizohet vetëm te takimet politike. Frikës së tij për mbështetjen që mund të fitojë Salianji i shtohet edhe një element i ri, interesi publik. Sipas të dhënave të Google Trends për periudhën 5 nëntor – 4 dhjetor 2025, të publikuara nga eksperti i IT-së Besmir Semanaj, Ervin Salianji ka tejkaluar Sali Berishën në kërkimet që qytetarët shqiptarë kanë bërë në Google. Kjo është hera e parë që një figurë brenda Partisë Demokratike e kalon Berishën.

GRAFIKU

“Të dhënat e Google Trends për Shqipërinë (5 nëntor – 4 dhjetor 2025) tregojnë një zhvillim të pazakontë, por shumë domethënës politikisht: Ervin Salianji rezulton figura e parë brenda Partisë Demokratike që e kalon Sali Berishën në interesin publik në kërkimet në Google.

Nuk flasim për opinion, por për matje konkrete të vëmendjes së njerëzve në kohë reale. Kur grafiku i kërkimeve e çon një emër mbi liderin historik të një partie, kjo do të thotë se publiku po zhvendos fokusin. Dhe kjo zhvendosje nuk ndodh pa arsye.

Rritja e Salianjit në kërkime përkon me zhvillimet e fundit në PD dhe me aktivizimin e tij publik: takime me figurat më të votuara të primareve/listave të hapura, reagime politike të drejtpërdrejta dhe një profil që po qarkullon gjerësisht në media e rrjete sociale. Pra, interesi nuk është rastësor — është i lidhur me ngjarje dhe rol politik aktiv.

Google Trends nuk zgjedh kryetar partie, por tregon qartë ku shkon vëmendja e publikut. Sot, sipas këtij matësi, vëmendja brenda kampit opozitar është duke u riorientuar”, shkruan eksperti i IT.

NGA KATEGORIA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…
TË TJERA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…

28/10/2026
“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…
TË TJERA

“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…

28/10/2026
Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Ligji i ri/ Rama jep lajmin: Super takse për apartamentet bosh, vilat dhe makinat e luksit

28/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

A e ka menduar dorëheqjen? Rama flet “pa dorashka” për vendimin e tij…

28/10/2026
“Bonusi do të dyfishohet!”/ Rama jep LAJMIN E MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

Askush nuk e priste! Rama jep lajmin: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn në fuqi “ligji i ri”…

28/10/2026
Ambasadorja e BE-së takon Ballën në Kuvend, çfarë u diskutua…
POLITIKË

Ambasadorja e BE-së takon Ballën në Kuvend, çfarë u diskutua…

28/10/2026
Lajm FANTASTIK për familjet Shqiptare/ Qeveria do ta heqë taksën e naftës, çmimi…
EDI RAMA

Lajm FANTASTIK për familjet Shqiptare/ Qeveria do ta heqë taksën e naftës, çmimi…

28/10/2026
A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…
AKTUALITET

“Firmoset” vendimi i fundit/ Erion Veliaj largohet nga burgu i Durrësit, drejt…

28/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!