Fitorja e Donald Tump ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e “non grata-s” amerikane.
Në një konferencë për shtyp, Berisa tha se pret hyrjen zyrtarisht të Trump në Shtëpinë e Bardhë, për të nisur përpjekjet për të zhbërë vendimin e majit të 2021.
“Unë pres dorëzimin e pushtetit për të nisur përpjekjet e mija. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por duhet që administrata e Trump të inaugurohet dhe të nisë punën”, tha Berisha.
I pyetur nëse dhe ai do të garojë në listë të hapur, sikurse ka paralajmëruar Edi Rama, Berisha u shpreh se nuk e imiton kurrë kryeministrin Rama.












