Hyrja e Endrik Bebës në “Big Brother Vip 3”, ka trazuar ujërat! Pas Primes, Bardhi dhe Sara kanë diskutuar për banorin e ri, Endrikun, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë.
Sara tregon se Endriku është “llafazan dhe duhet të kenë kujdes”. Ndërsa Bardhi shprehet se edhe nëse provokohet, të mos përzihet dhe reagojë.
Bardhi: “Mos bëj panik, qetë çfarëdo që të ndodhë. S’kam asnjë kundër teje, kundër të kaluarës, kundër atij, inshallah kalon sa më mirë. Se provokon në ndonjë pikë, mos u përziej. Ke pasur çfarë ke pasur respekt për të, nuk kam asnjë gjë”.
Sara: “Nuk do më shohësh në asnjë moment që të fut xixa, më shih në sy, kurrë”.












