Sara dhe Endriku kanë patur një lidhje me njëri-tjetrin përpara disa vitesh, e cila sipas modeles përfundoi shumë keq.
9 vite pas përfundimit të këtij raporti, dyshja është përplasur për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother”.
Sara: “Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi. Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19-vjeç sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ish-in e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë. Kam qenë 12 ditë në krevat me temperaturë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime. Endriku eventualisht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë dhe në të njëjtën kohë i hodha vetë e para dorezën e bardhë këtu, e para për veten time, por dhe për familjen time që të mos përjetojë të njëjtin siklet”












