Lulzim Basha u “zgjua” dhe mori pjesë këtë mbrëmje në Kuvend, tha se seanca e sotme, e para për vitin 2024.
Nga ana tjetër, Basha i kërkoi Presidentit Bajram Begaj të kthejë mbrapsht ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.
”Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia, por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore. Të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore”, tha Basha.












