Studiuesi Ardit Bido dhe sekretari i Omonias në Himarë , Marin Suli patën një përplasje sa i takon simbolit të përdorur nga Petro Gjikuria në logon e “Federatës Panepirote të Amerikës”.
Sipas Bidos problemi i vetëm është problemi i nacionalizmit grek të shfaqur edhe në simbolin e përdorur nga Gjikuria, ku duket flamuri i veriut të Epirit.
》Ardit Bido: Ke për të thënë ndonjë gjë për flamurin e Vorio-Epirit? Hapi sytë dhe shikoe flamurin
》Marin Suli: Nuk kam asgjë për të thënë për çmenduritë e tua. Ardit nuk kam asgjë për të thënë nga ato që më pyet ti, harroje se më sikletos për gjërat që më thua.
》Ardit Bido: Ti nuk ke çfarë të thuash sepse në zyrat e Omonias ku punon ti si sekretar, është flamuri i Spiro Milos, i atij që dogji Borshin, që dogji Kallaratin dhe ju e keni fotografinë e Spiro Milos atje.
》Marin Suli: Ti je një servil i vogël rilindas.
》Ardit Bido: Unë jam çfarë të duash ti, për këto të dyja ke gjë për të thënë? Nuk ke.












