Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe kandidat në zgjedhje e 14 majit, ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga aktiviteti i mbjelljes së pemëve në fshatin Prodan.
Mirëpo ajo që ka rënë në sy nga aktivitet ëhstë pjesëmarrja e kreut të PD së Prodanit, ku shihet krak Isait duke mbjellë pemë.
Sikur mos mjaftonte kjo, kryebashkiaku shkruan se kryetari i PD i ka kërkuar që pas zgjedhjeve të ristaurohet muri rrethues i kishës. Isai e ka premtuar se do ta bëjë mendjëherë pas 14 majit.
“Prodan / me kryetaren e PS së Prodanit dhe kryetarin e PD (vulës dhe rithemelimit) të Prodanit mbollëm blina në krah të kishës së fshatit. Kryetari i PD më kërkoi që pas zgjedhjeve të restaurojmë murin rrethues të kishës, të cilën ja premtova se do ta bëjmë menjëherë pas 14 majit!” shkruan Isai












