I ashpër ka qenë qëndrimi i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji ndaj Flamur Nokës.
Gjatë një interviste në “News24”, Salianji thekoi se Flamur Noka ka qenë “fytyra e dështimit të PD”.
“Ne nuk mund të jemi si Rama. Por nuk mund të mundim Ramën, me një Ramë tjetër brenda partisë. Flamur Nokën edhe rojë nuk e mbaj unë po të jetë për mua. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka akuza për korrupsion. Dhe ai është fytyra e dështimit të PD dhe aksidenti më i madh që ka PD”, u shpreh Salianji.












