Thursday, May 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Sherri për aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë merr këtë VENDIM për Pacollin

by Rilindje
26/05/2026
in POLITIKË
Sherri për aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë merr këtë VENDIM për Pacollin

Gjykata e Lartë i dha fund ngërçit të punimeve për aeroportin e Vlorës, duke zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. në administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport” (VIA).

Me vendimin e kësaj të marte, Gjykata e Lartë vendosi që të heqë çdo pengesë të krijuar për administrimin në terren të kantierit nga MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, që ka dhe shumicën e aksioneve.

Vendimi i jep fund absurdit që u krijua nga vendimet skandaloze të gjykatave, që për shkak të një mosmarrëveshjeje mes dy biznesmenëve i hoqën çdo të drejtë vote MABCO-s së Behgjet Pacollit, megjithëse ky mbante peshën kryesore të investimit.

Pritet që në ditët në vazhdim situata në kantierin e aeroportit të Vlorës të shkojë drejt normalizimit. Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

Përplasja mes dy ortakëve nisi pas pretendimeve të ngritura nga 2A Group për kontrollin e 47% të aksioneve të aeroportit. Çështja hyri në një kalvar gjyqësor me plot të papritura dhe mbeti pezull që prej shtatorit 2025, pasi të drejtat e MABCO për të ushtruar kontrollin administrativ mbi kantierin e aeroportit u pezulluan.

Në praktikë, administrimi i përditshëm i kantierit kaloi nën kontrollin e 2A Group. Gjatë këtyre 8 muajve, MABCO kërkoi që të vazhdonte normalisht punën në përputhje me aksionet e saj fillestare, ndërsa konflikti për 47% trajtohej ndërkohë në proceset gjyqësore.

Por në terren ndodhi e kundërta. Pati ngadalësim të ritmit të punimeve dhe më pas bllokim të tyre. Situata u përshkallëzua me tensione, pengim të hyrjes së punonjësve dhe specialistëve të kontraktuar nga MABCO, si edhe me përfshirjen e policisë në disa episode të raportuara publikisht nga palët.

Mosfunksionimi i aeroportit u kthye në një çështje e rëndësishme edhe në media, për shkak të ndikimit ekonomik, dhe për shkak të pritshmërive që projekti kishte krijuar për turizmin dhe ekonominë e jugut të vendit. Hapja e aeroportit ishte konsideruar si një nga investimet strategjike më të rëndësishme për rivierën shqiptare, me ndikim të drejtpërdrejtë në aksesin e turistëve dhe zhvillimin e sektorit të shërbimeve në Vlorë dhe zonat përreth.

Gjatë muajve të fundit, MABCO ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vonesat nuk lidhen me probleme financiare apo teknike të projektit, por me bllokimin administrativ dhe juridik të aktivitetit në kantier nga kompania e Valon Ademit. Kompania zviceriane ka premtuar gjithashtu kryerjen e një auditi ndërkombëtar për certifikimin e sigurisë së punimeve dhe rifillimin normal të procesit të kolaudimit të aeroportit.

NGA KATEGORIA

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…
POLITIKË

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…

27/05/2026
A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…
POLITIKË

A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…

27/05/2026
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda
POLITIKË

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda

26/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj gati për të dalë nga burgu…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj gati për të dalë nga burgu…

25/05/2026
Marrëveshja e bujshme Greqi-Shqipëri, kush vjen sot takohet me Ramën…
EDI RAMA

Marrëveshja e bujshme Greqi-Shqipëri, kush vjen sot takohet me Ramën…

25/05/2026
Shtohen rivalët e Berishës! Demokratja e sfidon publikisht: Gati të marr drejtimin e PD-së…
POLITIKË

Harrohet Flor Binaj/ PD del me EMËR tjetër, kush do të zyrtarizohet si kandidat për Tiranën…

24/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…
POLITIKË

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…

27/05/2026
A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…
POLITIKË

A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…

27/05/2026
E papritur! Rama premton ndryshimin radikal: Shqipëria, për herë të parë…
EDI RAMA

E papritur! Rama premton ndryshimin radikal: Shqipëria, për herë të parë…

27/05/2026
Komisionerja europiane: Nëse, Shqipëria futet në BE, do bëj këtë gjë me Edi Ramën…
EDI RAMA

Komisionerja europiane: Nëse, Shqipëria futet në BE, do bëj këtë gjë me Edi Ramën…

27/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë, ulet ÇMIMI i naftës dhe benzinës në vend…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë, ulet ÇMIMI i naftës dhe benzinës në vend…

27/05/2026
“Po mua nuk më do?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth Edi Ramën
BOTA

“Po mua nuk më do?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth Edi Ramën

26/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!